Botë

Kuba mohon pretendimet e ShBA-ve: Nuk kemi ushtri në Venezuelë

02.05.2019 11:58

Kuba mohoi pretendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në Venezuelë ka njësi ushtarake kubaneze.....

Kreu kubanez për marrëdhënie me SHBA-të, Carlos Fernandez de Cossio, për Associated Press tha se janë të pasakta pretendimet e administratës amerikane se në Venezuelë ka më shumë se 20 mijë trupa kubaneze dhe agjentë të inteligjencës. Cossio tha se në Venezuelë ka rreth 20 mijë shtetas të Kubës, por se këta janë punonjës shëndetësorë.
 
Pavarësisht nga fakti se nuk ka ushtarë kubanezë, Cossio theksoi se Kuba dhe Venezuela kanë të drejtë legjitime të forcojnë bashkëpunimin ushtarak dhe të inteligjencës. Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Tramp, shkroi më herët në Twiter se nëse ushtarët kubanezë dhe njësitë e parregullta nuk ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake dhe operacione të tjera që kanë për qëllim shkatërrimin e Venezuelës, Kuba do të futet në embargo të plotë dhe në nivelin më të lartë të sanksioneve.