Botë

Përgjakët sërish festivali me dema në Spanjë, vdes 19-vjeçari

02.05.2019 12:39

Një adoleshent është bërë personi i dytë që është vrarë nga një dem në një festival spanjoll gjatë javës së kaluar.....

Fran Gonzalez, 19 vjeç, vdiq pasi u godit nga kau gjatë festimit vjetor në qytetin bregdetar lindor të Chilches pranë Castellon.
 
Ai shkoi në spitalin e afërt Sagunto pasi u lëndua dje rreth orës 18, por vdiq pak pas mbërritjes. Organizatorët e festivalit ‘San Vicente Ferrer’, pezulluan ngjarjet e planifikuara për pjesën tjetër të mbrëmjes dhe mbajtën një minutë heshtje për ngjarjen e rëndë.
 
Dëshmitarët thanë se Gonzalez ishte gjakosur rëndë dhe ishte i pavetëdijshëm kur u dërgua në spital./Top Channel