Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska mbajti takime në Manastir dhe Prilep

02.05.2019 15:19

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova....

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, vazhdoi fushatën në Manastir.

Ajo theksoi se shteti duhet të reformohet në çdo aspekt, sepse për momentin Maqedonia nuk është vend i mirë për të jetuar.

“Në këtë mbrëmje të ftohtë, kur shoh që një numër i madh i njerëzve janë këtu, posaçërisht femra, kam ndjenjën që më besojnë, por edhe unë kam ndjenjën se së bashku me ato mund të realizojë atë që e kam premtuar. Maqedonia aktualisht nuk është një vend i mirë për të jetuar, Maqedonia duhet të reformohet në çdo formë. Reformat duhet të fillojnë nga ato më lart. Unë mendoj se kemi pasur dhe kemi ende një krizë serioze të udhëheqjes në Maqedoni. Në pozitat më të larta nuk janë njerëz të ditur, të aftë, kompetentë, me integritet dhe dinjitet. Por, unë besoj se kjo pranverë maqedonase do të fillojë . Çfarë do të ndodh më 5 maj, unë mendoj se e di, intuita më tregon se çfarë do të ndodhë. Për të parë problemet e mëdha drejtpërdrejt, nuk është shumë zbavitëse se çfarë po ndodh në rrugë dhe lotët, situatat, historitë e njerëzve që dëgjova nga kategori të ndryshme më bënë të lotoj. Maqedonia aktualisht nuk është një vend i denjë për të jetuar dhe duhet të reformohet në çdo mënyrë”,- deklaroi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska  Davkova.

Gordana Siljanovska - Davkova, kandidatja për kryetare të shtetit  nga VMRO-DPMNE, gjithashtu është takuar edhe me banorët e Prilepit si dhe u bëri thirrje që më 5 maj  të dalin të votojnë.

Siljanovska u  premtoi  ardhmëri më të mirë. Ajo tha se gjatë fushatës ka qenë korrekte, e drejtë me kundërkandidatin dhe njëjtë në këtë mënyrë do ta dorëheq shtetin si kryetare. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)