Angjushev në Strumicë, prezantoi masat e qeverisë për përkrahjen e kompanive

02.05.2019 15:36

Qeveria para kompanive të rajonit të Strumicës...

Qeveria para kompanive të rajonit të Strumicës prezantoi masat për përkrahje të kompanive. Sipas zëvendëskryeministrit Angjushev, masat për përkrahje të biznesit kontribuojnë në zhvillimin e kompanive dhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, andaj u bëri thirrje afaristëve që të shfrytëzojnë ato.

“Jemi këtu që të shpjegojmë para së gjithash masat e qeverisë për përkrahje të ekonomisë, t’i inkurajojmë afaristët t’i shfrytëzojnë këto masa, për shkak se ato masa janë dedikuar për ta, ta japim mesazhin se qeveria do të jetë vetëm mik i ekonomisë dhe do të angazhohet për krijimin e ambientit të përshtatshëm për punë. Për shkak se pas mbarimit të proceseve politike është me rëndësi që ajo të materializohet në rritje ekonomike dhe në krijimin e jetesës më të mirë për qytetarët”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Angjushev theksoi se rritja e prodhimit industrial në kuartalin e parë të 2019-ës ka rritje për 8.8%, në krahasim me atë të vitit paraprak dhe sipas tij kjo jep shpresë se do të ndikojë në rritjen e PBB-së. (Ersan Pajaziti, TVM2)