Anëtarët e përjashtuar të "Së Majtës": Nuk mbështesim asnjë kandidat për president

02.05.2019 16:42

Partia “E Majta” nuk duhet të mbështesë asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale të së dielës....

Partia “E Majta” nuk duhet të mbështesë asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale të së dielës, pasi një gjë e tillë është vendosur në shkurt të këtij viti në mbledhjen e partisë. Kështu theksuan anëtarët e përjashtuar të kësaj partie, Zoran Vasilevski dhe Zdravko Savevski, të cilët kërkuan nga gjykata të vendos drejtësi lidhur me rastin se kujt i takon drejtimi i partisë.

“Dimitar Apasiev, në mënyrë të rrejshme përfaqëson dhe mbështet kandidatin e VMRO-DPMNE-së. Ne qëndrojmë pas vendimit të “Së Majtës” si parti, nuk mbështesim kandidatë të cilët janë partiakë. Duke respektuar qëndrimin e partisë, ne i bashkohemi zhgënjimit të qytetarëve që kanë ndaj dy partive dhe mu për këtë qëllim ne nuk planifikojmë që partinë tonë të vëmë në shërbim të arritjes së censusit”,- tha anëtari i përjashtuar nga “E Majta”, Zoran Vasileski.

“Vendimi gjyqësor është vendosur bazuar në standarde të çuditshme. Me këto vendime gjyqësori në mënyrë plotësuese eliminon sundimin e së drejtës dhe e dyta humbja e betejës sonë gjyqësore me Apasiev do të jetë masazh i fortë se çdokush që do të posedojë vulat partiake pa respektuar statutin e partisë, pa mbështetjen e organeve, të ushtrojë pushtet autokrat në partinë e tij”,- tha anëtari i përjashtuar nga “E Majta”, Zdravko Savevski.

Ky reagim vjen disa ditë pasi krahu tjetër i kësaj partie me kryetar Dimitar Apasiev vendosi të mbështesë kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Silanovska - Davkovën për presidente shteti. (Zekirja Mexhiti, TVM2)