Qeveria: Vaksinimi i obligueshëm për regjistrim
Në shkollat fillore të vendit ka nisur regjistrimi në klasë të parë....

Në shkollat fillore të vendit ka nisur regjistrimi në klasë të parë, që do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji. Por, ditën e parë nuk u vërejt interesim i madh për regjistrim.
SADIKU: NXËNËSIT MUND TË REGJISTROHEN VETËM ME DOKUMENTACION TË KOMPLETUAR
Drejtori i Shkollës Fillore “Liria” në Çair të Shkupit, Talat Sadiku, doli me apel që regjistrimi të bëhet në kohë për shkak të furnizimit me libra. Po ashtu obligim i patjetërsueshëm këtë vit është edhe fakti që përskaj dokumenteve tjera duhet dorëzuar edhe kalendari për imunizimin e nxënësit, sepse pa kompletimin e dokumenteve nxënësi nuk do të mund të regjistrohet.
“Për t’u regjistruar në klasë të parë duhet të plotësojë së pari moshën dhe më pas duhet të posedojë certifikatën e lindjes, certifikatën nga mjeku që ka marrë vaksinat, po ashtu edhe certifikatë nga stomatologu dhe duhet të posedohet një letër i njërit prind për të dëshmuar se nxënësi graviton në këtë shkollë”,- tha drejtori i Sh. F. “Liria”, Talat Sadiku.
Nga Qeveria janë decid, këtë vit shkollor nuk do të mund të regjistrohen nxënësin në klasë të parë të cilët nuk do dorëzojnë karton për vaksinim.
“Vaksinimi është i obligueshëm sepse ligji për arsim fillor, neni 46, alinea 2, është i qartë. Edhe Ministria e Shëndetësisë punon në vaksinimin në teren, por edhe Ministria e Arsimit koordinohet me Ministrinë e Shëndetësisë, sepse kemi për qëllim ngritjen e nivelit të imunizimit me qëllim që ta parandalojmë epideminë e morbilit”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnajkovski.
Zëdhënësi qeveritar njëherit thekson se shkollimi fillor është i obligueshëm, por po ashtu fëmijët patjetër duhet të vaksinohen. (Flutura Latifi, TVM2)
