Zaev: Data e bisedimeve, në qershor apo korrik

02.05.2019 17:39

I inkurajuar edhe nga Samiti joformal i Berlinit, kryeministri, Zoran Zaev....

I inkurajuar edhe nga Samiti joformal i Berlinit, kryeministri, Zoran Zaev, beson se në qershor apo korrik vendi do të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Optimizmin, siç tha kryeministri, e bazon edhe te ajo se vendi ka realizuar reformat.

“Reformat janë realizuar maksimalisht, tërë ajo që ishte planifikuar në planin 18, paraprakisht e pranuar nga BE-ja, është përfunduar, mbetet ligji i Prokurorisë Publike për të cilin besoj se në ditët në vijim do të kemi përparim, që ta miratojmë. Marrëveshja e Prespës dhe tërë ajo që ndodhi në vendin tonë është motiv serioz të ndodh ajo që e presim dhe do të ndodhë marrja e datës për fillimin e bisedimeve, përkatësisht vendim për fillimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev sqaroi se fillimi i bisedimeve në qershor apo korrik varet nga zgjedhjet për kuvendin evropian që do të mbahen më 26 maj të këtij viti. (Ersan Pajaziti, TVM2)