Hoxha: Qeveria e RMV-së me vendim, njohje reciproke e patentë shoferëve me Kosovën
02.05.2019 18:11
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit....

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka miratuar propozim ligjin për njohjen reciproke të patentë shoferëve me Republikën e Kosovës.
Zëdhënësi qeveritar, Muhamed Hoxha, ka bërë të ditur se propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferit do të dorëzohet për miratim në Kuvend.
