Shqipëri, opozita në protesta, Rama: I papranueshëm bllokimi i lëvizjes së lirë

02.05.2019 18:19

Opozita në Shqipëri ka organizuar protesta në 12 qarqe të Shqipërisë....

Opozita në Shqipëri ka organizuar protesta në 12 qarqe të Shqipërisë që përfshijnë edhe bllokimin e rrugëve.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shprehur vendosmërinë e opozitës për të vazhduar protestat deri në arritjen e marrëveshjes politike.

Por, kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se është e papranueshme bllokimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve.