Izrael, filloi përkujtimi i Holokaustit
Izraeli ka filluar periudhën 24 orëshe që shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit....

Izraeli ka filluar periudhën 24 orëshe që shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar 6 milion hebrenjtë e vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkujtimi filloi në perëndim të diellit më 1 maj, me ceremoninë kryesore të përkujtimit në Qendrën Ndërkombëtare për Perkujtimin e Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem.
Përkujtimet e këtij viti organizohen pas sulmeve fetare në rritje në mbarë botën, duke përfshirë edhe të shtënat në një sinagogë në Kaliforni më 27 prill, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se të shtënat në sinagogën e Kalifornisë sërish na sjellin në vëmendje rritjen e antisemitizmit.
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ka paralajmëruar për rritjen e antisemitizmit në Evropë duke thënë se “antisemitizmi edhe një herë po ngre kokën duke nxitur valë emigrimi”.
Holokausti paraqet vrasjen masive të rreth 6 milionë hebrenjëve, e organizuar partia naziste e Adolf Hitlerit, në periudhën 1933 deri më 1945. Gati 7 nga çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Evropë është vrarë gjatë asaj periudhe.
Me vendosjen e luleve para monumentit të hebrenjve para Qendrës përkujtimore të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia e Veriut, me ndezjen e gjashtë qirinjve përkujtimorë në hapësirat e Qendrës dhe me hapjen e ekspozitës “Holokausiti ndër prizmin e syve të fëmijëve” edhe në Shkup u shënua Jom Ashoa – Dita Kombëtare Përkujtimore e Holokaustit.
