Maqedoni

Rregulla të posaçme për qarkullimin e automobilave dhe këmbësorëve në Shkup gjatë vizitës së Papës

03.05.2019 09:28

Gjatë vizitës apostullore të Papës Françesku, në territorin e Qytetit të Shkupit dhe në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup.....

Gjatë vizitës apostullore të papës Françesko, në territorin e Qytetit të Shkupit dhe në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup deri në qendër të qytetit, më 7 maj do të vlejnë rregulla të posaçme të komunikacionit për qarkullimin e automobilave, si dhe rregulla të posaçme për lëvizjen e këmbësorëve nëpër qendër të Shkupit, informon Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Duke i përmendur rregullat e posaçme të komunikacionit për qarkullimin e automobilave në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, nga trupi koordinues tregojnë se në zonën qendrore të qytetit në Shkup, më saktësisht rripin “Ringu i madh”, më 7 maj prej orës 6 deri në orën 19 do të ketë ndalesë dhe kufizim në komunikacion dhe ai do të jetë i riorientuar në rrugët rreth qendrës në Shkup, me qëllim të zhvillimit të tij të papenguar.
 
Më saktësisht, në këtë periudhë kohore do të formohet “Zonë restriktive” e lëvizjes, në të cilën për automobila tërësisht do të mbyllen rrugët: rr. “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri te udhëkryqi me rr. “Dimitrie Çupovski”, rr. “Dame Gruev”, rr. “Maqedonia”, rr. “Vasill Gllavinov”, rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, rr. “Shën Klimenti i Ohrit” (avokat) dhe rr. “Ilo Vojvoda”, informojnë nga Trupi koordinues.
 
Ministria e Brendshme, siç bën të ditur, e ruan të drejtën për stacionin (ndalimin) e komunikacionit në intervale të shkurtra kohore edhe në rrugët tjera, në kohën e lëvizjes së papës nëpër Shkup.
 
Rrugët nëpër të cilat do të lejohet lëvizja e automjeteve që lëvizin në komunikacion të rregullt me qëllim që të mundësohet zhvillim i papenguar i komunikacionit gjatë vizitës zyrtare të Papës, janë: bul. “Koço Racin”, rr. “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri te udhëkryqi me bul. “Boris Trajkovski”, rr. “Shën Qirili dhe Metodi”, bul. “Shën Klimenti i Ohrit”, bul. “Aradhat Partizane”, rr. “Samoillova” dhe bul. Goce Dellçev”.
 
Nga trupi koordinues u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë durim dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe urdhrave që i japin nëpunësit policor. 
 
Qytetarët të cilët jetojnë në zonën qendrore të qytetit, në zonën “Ringu i madh”, nëse duam t’i përdorin automjetet e tyre më 7 maj, nga Trupi koordinues bëjnë thirrje që të njëjtat t’i nxjerrin jashtë zonës restriktive më 6 maj, në të kundërtën atë ditë nuk do të mund t’i nxjerrin nga zona gjatë regjimit të posaçëm të komunikacionit prej orës 6 deri në orën 19.
 
Të gjitha parkingjet e PKQ (Komuna Qendër), NP Parkingu i Qytetit dhe ADSPS në Qytetin e Shkupit do të jenë falas më 6 maj pas orës 17, si dhe më 7 maj tërë ditën.
 
“Nga trupi koordinues u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në territorin e Qytetit të Shkupit, më 7 maj të përdorin transportin publik me autobus gjatë udhëtimit drejt vendeve të tyre të punës dhe t’i shmangen përdorimit të automobilave. Përdorimi i autobusëve të PSP-së në territorin e Qytetit të Shkupit do të jetë falas për të gjithë qytetarët të cilët me vete kanë dokumente të vlefshme për identifikim. Orar të posaçëm të vozitjes së autobusëve për 7 maj, së shpejti do të publikohet në ueb-faqen e PSP-www.jsp.com.mk, Qyteti i Shkupit www.skopje.gov.mk si dhe në ueb-faqen zyrtare të vizitës së Papa Françesku www.papa.mk.
 
Lidhur me rregullat e posaçme të komunikacionit të qarkullimit të automobilave në trasenë prej Aeroportit Ndërkombëtar Shkup deri në zonën qendrore të qytetit të Shkupit më 7 maj, nga Trupi koordinues bëjnë të ditur se në intervalet kohore prej orës 07:30 deri në orën 9, si dhe prej orës 17 deri në orën 18.30, komunikacioni nëpër bul. “Aleksandri i Maqedonisë” nga dalja e Shkupit në Autokomandë, drejt aeroportit, do të jetë i mbyllur në dy korsi të bulevardit dhe do të riorientohet në rrugë dytësore.
 
Në trasenë Veles-Shkup, gjatë këtij intervali kohor, komunikacioni për hyrje dhe dalje në Shkup do të zhvillohet përmes trasesë Milladinovc-Idrizovë-Maxhari. Në trasenë Kumanovë-Shkup, në daljen Milladinovc (te rafineria), komunikacioni do të riorientohet drejt Unazës së Shkupit, në të cilën hyra e parë e lejuar në qytetin e Shkupit do të jetë dalja në Radishan. Në trasenë Kumanovë-Veles do të ketë stacionim (ngecje në komunikacion) i shkurtër, në dy intervalet e përmendura kohore, theksojnë nga Trupi koordinues dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët planifikojnë të kalojnë në këto tri drejtime, të dalin nga shtëpitë e tyre një orë më herët sesa është planifikuar më parë, duke marrë parasysh faktin se qarkullimi nëpër rrugët dytësore mund të zgjasë më gjatë sesa është planifikuar. E njëjta vlen edhe për të gjithë qytetarët të cilët më 7 maj kanë fluturim përmes Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit.
 
U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt Shkupit atë ditë, ta përdorin transportin hekurudhor. Më 7 maj komunikacioni hekurudhor drejt Shkupit do të publikohet në faqen e Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut www.mzt.mk, Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk , si dhe në ueb-faqen zyrtare për vizitën e papa Françeskut www.papa.mk.
 
Lidhur me rregullat e posaçme të qarkullimit të këmbësorëve në zonën qendrore të qytetit të Shkupit më 7 maj, nga Trupi koordinues bëjnë të ditur se gjatë vizitës së papës zona qendrore e qytetit (të njohur si Ringu i vogël), për të gjithë qytetarët do të jetë e papenguar, por e ngadalësuar, meqë ky rrip do të jetë zonë rreptësishtë e siguruar. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët të cilët do t’i qasen kësaj zone gjatë periudhës prej orës 6 deri në orën 19 më 7 maj do të duhet të identifikohen me dokument të vlefshëm për identifikim dhe të kalojnë përmes kontrolleve të sigurisë. Për shkak të kësaj, bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët të cilët punojnë në këtë zonë, që t’i braktisin shtëpitë e tyre gjysmë orë më herët se zakonisht në rrugën drejt vendit të punës, me qëllim që të mbërrijnë me kohë.
 
Në zonën “Ringu i vogël” do të qaset përmes tetë hyrjeve në të cilat MPB-ja do të ushtrojë kontrolle të sigurisë të të gjithë qytetarëve, si dhe kontrollim të letërnjoftimit ose pasaportës. Këto janë hyrjet e vetme në të cilat do të lëshohen qytetarët të cilët do të drejtohen drejt Sheshit Maqedonia: te Gjykata Administrative në rr. “Orce Nikollov”, te hoteli Meriot në rr. “Maksim Gorki”, te kafeja Trend në rr. “Dimitrie Çupovski”, te Ministria e Financave në rr. “Dame Gruev”, te Enti për statistikë në rr. “Dame Gruev”, te Pellagoni në rr. “Dimitrie Çupovski”, te Porta Maqedoni në rr. “11 Tetori”, në anën e parme të QTQ drejt Sheshit.
 
Nga Trupi koordinues u bëjnë thirrje qytetarëve që do të nisen drejt sheshit “Maqedoni” për pjesëmarrje në liturgjinë e Papës, të qasen në zonën e tyre përmes hyrjes që është përcaktuar me biletën falas. Bileti nevojitet të ruhet me vete deri në përfundim të liturgjisë. Urat për këmbësorë në lumin Vardar (Ura e Gurit, Ura Syri dhe Ura e Artit) do të jenë tërësisht të mbyllur për qarkullim, si edhe Bregu “13 Nëntori” nga të dyja anët e lumit.
 
Të gjithë qytetarët të cilët jetojnë ose punojnë rreth sheshit “Maqedoni” do të kenë qasje të papenguar deri te vendbanimet e tyre, gjegjësisht vendet e punës, përmes kalimit të njërit prej hyrjeve të caktuara. Është me rëndësi që me vete të mbajnë dokument për identifikim. Brenda në zonë do të kenë qasje të lirë deri te të gjitha lokacionet, përveçse në zonën e mbyllur në vetë sheshin, për të cilin nevojitet biletë për pjesëmarrje në liturgjinë. Qasja për automjetet motorike, biçikletat, motoçikletat dhe ngjashëm është e ndaluar në zonën e siguruar “Ringu i vogël”, bëjnë të ditur nga Trupi koordinues dhe potencojnë se më 7 maj është ditë pune me ç’rast për të gjitha kapacitetet shtetërore dhe private do të sigurohen kushtet e nevojshme për punë.
 
Link deri te harta për qarkullim gjatë qëndrimit: http://bit.ly/MapaZaPosetata  /Mia