Procesi gjyqësor Gruevski-Zaev
Biznesmeni kontrovers serb, Jovica Stefanoviq–Nini, paraqiti dëshminë e tij në procesin gjyqësor ku akuzohen dy liderët politik maqedonas, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe Zoran Zaev i LSDM-së, për privatizimin e “Makedonska Banka”.....

Në fillim të seancës, Nini u shpreh se nuk e njeh as Gruevskin dhe as Zaevin, si dhe nuk ka marrë ryshfet nga ndonjëri prej tyre.
Ai tha se për blerjen e “Makedonska Banka”, nuk ka pasur lojëra politike, por kam blerë aksionet në bursë.
Avokati i Zoran Zaevit, Mirosllav Vuiç, tha se me këtë rast Gjykatat dëshmojnë se janë të politizuara.
“Është shumë interesante pyetja e gjyqtarit: A i keni dhënë dikujt ryshfet? Kush është ai në këtë shtet që do të tregonte se i ka dhënë ryshfet dikujt, apo edhe nëse në të vërtetë i ka dhënë”- deklaroi avokati i Zoran Zaevit, Mirosllav Vuiç.
Ekipi i avokatëve të Zaevit, gjithashtu reagoi edhe për faktin se pse nuk është ftuar për dëshmitarë sekretari i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së, Den Donçev, që në seancën gjyqësore të ballafaqohet me Jovica Stefanoviq–Nini.
Nikolla Gruevski nuk u paraqit gjatë seancës së sotme, me arsyetimin se e ka vrarë këmbën dhe për këtë është sugjeruar nga mjekët që mos të lëviz, shkaku i lëndimit. Nuk ka informata nëse ai do të shfaqet përballë Zaevit. (Afrim Tanallari, TVM2)
