Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska Davkova përmbylli fushatën

03.05.2019 17:05

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova......

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, që mbështetet nga VMRO-DPMNE, përmbylli fushatën zgjedhore për këtë rreth të dytë që u karakterizua me takime të afërta, sidomos me të rinjtë.

Ajo porositi të rinjtë të jenë kritikë. Sipas saj, nëse në vende drejtuese do të vihen më të kualifikuarit dhe më të moralshmit, të rinjtë perspektivën do ta gjejnë në vendin e tyre.

Siljanovska potencoi se nëse zgjidhet presidente, do të respektojë Kushtetutën, nuk do ta ndryshojë emrin e ndryshuar nga institucionet, por do të ruajë të drejtën për vetpërcaktim dhe në sajë të kësaj të drejte, do të përdorë emrin Republika e Maqedonisë.

Sipas saj, me korrupsion, krim, nepotizëm dhe me ushtarë partiakë, nuk ecet drejt BE-së. Kjo Qeveri, sipas saj, nuk ka arritur asnjë reformë në dobi të qytetarëve, përveç marrëveshjes me fqinjët. Vendit tonë i nevojiten kritere të vërteta dhe reforma për inkuadrim në familjen evropiane, tha Siljanovska.  

“Liderët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të përballen me sfidat demokratike evropiane, për sundimin e së drejtës, për prosperitet të ekonomisë, për administratë të kualifikuar publike, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për t’u përballur me nepotizmin, po ata nuk janë askund. Këto janë kriteret e vërteta, nuk është e mjaftueshme vetëm të nënshkruani kontratë dhe të mendoni se ajo është alibi për fillimin e negociatave. Do të thotë se si çdo herë Komo ballkanikus ende nuk është Komo Evropikus, sepse është evidente se këta njerëz kanë probleme serioze dhe nuk mundet ata të cilët i kanë krijuar këto probleme të bëhen reformatorë. Ne jemi bërë vend skandaloz dhe është koha e fundit që t’i përvishemi punës dhe në mënyrë tjetër t’i zgjedhim problemet. Unë çdoherë do ta mbroj Kushtetutën, do të përdor veton për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet dhe do të japë arsyetim para deputetëve dhe qytetarëve”,- tha kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.

“Askush nuk besonte se VMRO-DPMNE në njërën anë dhe të gjithë tjerët në anën tjetër do të jenë së bashku dhe se do t’i fitojmë. Ata shpiknin gjëra, spiunonin, premtonin, gënjenin, ndërsa ne punonim. Ata le të spiunojmë ne do punojmë, ata le të shpifin ne sërish do të punojmë. Dhe në këtë mënyrë duke punuar do të fitojmë së pari më 5 maj dhe më pas edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mund t’u them se na pret shumë punë, ne duhet që t’i përveshim krahët, sepse shteti do të duhet të nxirret nga hiri që këta mashtrues politikë na kanë lënë”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, është takuar edhe me banorët e Aerodromit dhe të Shuto Orizares. (Flutura Latifi, TVM2)