MPB zbardh rastin e emigrantëve ilegal
Dje rreth orës 17 : 30 minuta, në Stacionin Hekurudhor në Veles, në tren të ngarkuar, i cili ka importuar qymyr nga Selaniku, në më tepër vagonë janë fshehur rreth 150 emigrantë ilegal nga Siria dhe Iraku, të cilët kanë qenë me mosha të ndryshme...

Menjëherë janë marrë masa për përkujdesjen e personave dhe marrjen e masave në pajtueshmëri me procedurat e caktuara më herët.
Me pjesën më të madhe të emigrantëve nuk ishte i mundur komunikimi dhe ato as nuk e kanë ditur se ku ndodhen dhe nuk kanë ditur të tregojnë se ku shkojnë, ose të tregojnë se nga vijnë dhe ku dëshirojnë të shkojnë. Edhe pse disa prej tyre kanë pasur qese plastmase me logon e “Lidelit”.
Sipas tregimeve të një pjese të emigrantëve nga Siria për në Turqi, nuk kanë pasur nevojë për udhëheqës ose për të paguar dikë, por prej Turqie që të hyjnë në Greqi dikush prej tyre ka paguar edhe deri në 3200 euro për person. Në Greqi, që të arrijnë deri në Serbi, u është kërkuar nga 600 deri në 800 euro për person, ndërsa janë marrë vesh që pagesa të bëhet kur të arrijnë në Serbi. Nga biseda e kryer, si një nga vendet në të cilin kanë hipur në tren, është theksuar Stacioni Hekurudhor në Ilomeni, në Greqinë fqinje.
Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
