Alternativa: Qytetarët të votojnë opsionin pro NATO-s dhe BE-së

03.05.2019 18:47

Partia Alternativa kërkon që anëtarët e saj të votojnë masovikisht të dielën....

Partia Alternativa kërkon që anëtarët e saj të votojnë masovikisht të dielën për kandidatin që garanton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Partia e Gashit kërkon votë për kandidatin qeveritar, Stevo Pendarovskin.

“Të gjithë qytetarët, e sidomos mbështetësit dhe votuesit tanë, të dielën familjarisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për opsionin që garanton integrim në NATO dhe BE, dhe që është kundër kthimit prapa në agjendat anti-perëndimore... edhe  këtë të diel të gjitha shtabet lokale të Alternativës do të jenë të hapura dhe gjithë kapaciteti ynë njerëzor do të jetë aktiv jo vetëm në arritjen e censusit të nevojshëm, për çka jemi të bindur se nuk vihet në pikëpyetje, por edhe për të dëshmuar se shqiptarët janë vota vendimtare që e përcakton të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”,- deklaroi Orhan Murtezani nga Alternativa.