VMRO-DPMNE: Pendarovski nuk e meriton nderin të jetë president
VMRO këmbëngul se kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski....

VMRO këmbëngul se kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski, nuk ka kapacitet dhe nuk e meriton nderin për të udhëhequr shtetin. Sipas opozitës, Pendarovski të dielën do të dërgohet në pension politik, pasi ai vetë premtoi se nëse humb herën e dytë ai do të largohet.
“Stevo Pendarovski nuk është një kandidat jopartiak dhe nuk mund të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve. Stevo Pendarovski është politikan i tranzicionit, i cili ka marrë pjesë në ngjarjet në Bit Pazarit dhe të Gostivarit, ku ka pasur një rrezik serioz për të lëkundur bashkëjetesën ndëretnike në Republikën e Maqedonisë. Stevo Pendarovski miraton partizimin më të keq të administratës dhe nepotizmin e LSDM-së. Ai nuk ka dënuar abuzimet në shërbimet e sigurisë, dështimin e policisë dhe abuzimet në fushatën zgjedhore. Stevo Pendarovski nuk e dënon rënien e sistemit shëndetësor në vend. Nuk i kushton vëmendje politikave shkatërruese ekonomike ndërkombëtarisht të vlerësuara me zero. Me politikanë të tillë si Pendarovski dhe Zaevi, Maqedonia nuk do të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për pranim në BE. BE nuk ka nevojë për politikanët që mbrojnë korrupsionin dhe nepotizmin. Prandaj, qytetarët të dielën do të votojnë për Maqedoninë evropiane, të udhëhequr nga Gordana Siljanovska Davkova”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski. (Sedat Selimi, TVM2)
