Maqedoni

Parashikimi i motit

04.05.2019 12:03

Fundjava me mot të ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu....

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm. Në pjesën perëndimore të vendit priten reshje të shiut, ndërsa në pjesën lindore do të fryjë një erë e lehtë.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri 10, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 25 gradë Celsius.
 
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës me të reshura të shiut. Do të fryjë erë e matur juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 20 gradë.