Maqedoni
Heshtje zgjedhore, sot votojnë të burgosurit dhe të sëmurët
04.05.2019 12:11
Mbrëm në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore dhe filloi heshtja....

Mbrëm në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore dhe filloi heshtja zgjehdore për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat e Ohrit dhe Novo Sellës.
Sot, votojnë 1.640 persona që ndodhen në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest shtëpiak, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 4.540 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore. Poashtu votohet edhe në 32 vendvotime në njësitë diplomatike konsulare jashtë vendit, ku votën e tyre do të mund ta jap diaspora. Ndërdsa nesër në 3.480 vendvotime në mbar vendin mund të votojnë mbi 1 miljon e 800 mij votues, për të zgejdhur presidentin e gjashtë me radhë.
Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja. Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST. Ndërsa vëzhguesit e huaj, në numër më të mamadh janë nga Misioni i OSBE / ODIHR 195.
Në zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e mbajtjes të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave Ohër dhe Novo Sellë në periudhën nga ora 07:00 kur fillon votimi e deri në orën 19:00 kur mbyllen kutit e votimit do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit.
