Maqedoni
Maratona e Shkupit, mbi 12,500 garues nga 58 shtete
04.05.2019 12:35
Më shumë se 12,500 garues nga 58 shtetet e ndryshe, nga ë cilët 1500 nga jashtë pjesmarrës në maratonën....

Më shumë se 12,500 garues nga 58 shtetet e ndryshe, nga ë cilët 1500 nga jashtë pjesmarrës në maratonën e 15 në Shkupit, që titullohet “Viz Er maratona e Shkupit”. Pjesë e marratonës janë garues professional, qytetar të thjeshtë, adhurues të maratonës dhe të vrapit dhe persona të cilët këtë maraton e kanë shfrytëzuar si rekreacion.
“Marrë pjesë në për herë të dytë, por ajo qka mund të thekësohet është fakti se shumë pakë po shohim përkrahës nga qytetarët nëpër rruget e Shkupit, e cila përkrahje është shumë e rëndësishme për ato të cilët vrapojnë sepse nëse ka përkrahje nga qytetarët edhe vrapi është më interesant”...
“Ishte shumë mirë, vrapova në disciplinën 5 kilometër, dhe ishte shumë argëtuese. Kjo është hera e 6 që po marrë pjesë në këtë maratonë”...
“Ishte hera e dytë që vrapoj në maratonën e Shkupit, koha ishte shumë e mirë ishte gjiqka ideale. Organizimi ishte në nivel”, thanë garuesit.
Jo të gjityhë do të kenë mundsi të garojnë për vendin e parë, I cili sjellë edhe një premi në të holla prej 5000 euro. Edhe në këtë maratonë ishin disciplinat gjysëm maratona, maratona në shtafetë, dhe vrapi në 5 kilometra që zakonishtë mbaron e para nga të gjitha disciplinat.
Në fund triumfues doli Çallaçe Tirune nga Etiopia, ai shtegun e kaloi për 2 orë 15 minuta e 37 sekonda, ndërsa pas tij u radhitën dy keniasit Vilfred Korir dhe Gataje Gelev. Kurse nga Maqedonia e Veriut më i mirë rezultoi Aleksandar Kiragjiev, i cili mbaroi si i gjashti. Në konkurencën e femrave dominimi total të garuesve nga kenia triumfoi Junis Muhiri e cila në cakë arriu me kohë 2 orë, 33 minuta e 38 sekonda që ishte edhe rekord i Maratonës së Shkupit, ndërsa pas sajë u radhitën bashkëkombaset e saja Juliter Tanui dhe Naomi Limamurei. Ndërsa tek gjysmë maratona truimfoi Dario Ivanovski nga Maqedonia dhe hungarezja Zita Kaçer. Në garën e 5 kilometrave triumfuan Leonid Vandevski në konkurencën e meshkujve dhe Marija Stogjanovska.
FITIM KRYEZIU
