Maqedoni
Më 7 maj papa Françesku viziton Shkupin: Vizitën ia kushtoj shenjtores, Nënës Terezë
04.05.2019 14:27
Nesër Papa Françesku nis vizitë në Bullgarinë fqinje ndërsa...

Nesër Papa Françesku nis vizitë në Bullgarinë fqinje ndërsa destinacioni i tij i rradhës do të jetë Maqedonia e Veriut. Në Bullgarin me mbi 7.1 milionë banorës, ka 58.000 pjesta të besimit katolikë, ndërsa në Maqedonia e Veriut, me rreth 2 milionë banorë mendohet të ketë rreth 15.000 katolikë. Në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku do të arrijë më 7 maj. Vizitën në Shkup ia kushtoj një bije të vendit tuaj, Nënës Terezës thekson Papa në video mesazhin e tij.
"Të dashur vëllezër dhe motra nga Maqedonia е Veriut,
Nëpërmjet këtij mesazhi të shkurtër, dua të shpreh gëzimin dhe miqësinë që ndjej për njerëzit tuaj dhe kishën që ekziston në vendin tuaj. Prej që vendi juaj u bë i pavarur, Selia e Shenjtë donte të krijonte marrëdhënie miqësore dhe diplomatike me ju. Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë që në Evropë dhe në mbarë botën, për të zhvillohet një kulturë e përbashkët, një kulturë e vëllazërisë, unë do të vij në mesin tuaj.Unë jam i sigurt se vendi juaj është i mirë.
Në fakt, bukuria e veçantë e vendit tuaj, është për shkak të kulturave të ndryshme, etnive dhe feve që jetojnë në të. Sigurisht që bashkëjetesa nuk është gjithmonë e lehtë, ne e dimë atë, por ja vlen që të investohet në përpjekje, për shkak se mozaikët më të bukura janë ato që kanë shumë ngjyra. Vizitën time ia kushtoj një shenjtore të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Perëndisë, u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve. Të dashur miq, le të përgatisim takimin tonë me lutje që ky takim të jetë i mbushur me paqe dhe të mira për të gjithë njerëzit tuaj", tha papa Françesku.
Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i 42-të që do ta vizitojë papa Françesko nga vendosja e tij si kreu i Kishës katolike romake në vitin 2013. Papa deri tani ka pasur 29 udhëtime apostolike jashtë Vatikanit të cilat përfshijnë vende ku jetojnë katolikët romakë, por edhe shtete në të cilat shumicën e përbëjnë besimtarët protestant, myslimanë dhe ortodoks, siç është rasti me Maqedoninë e Verit dhe Bullgarinë.
NERMIN MULAKI
