Maqedoni
Heshtje zgjedhore, sot votuan të burgosurit dhe të sëmurit
04.05.2019 15:00
Një dit para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë pasur mundësi të votojnë 6187 perosna....

Një dit para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë pasur mundësi të votojnë 6187 perosna, nga të cilët 1640 persona të cilët ndodhen në burgjet e vendit, 7 persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 4540 persona me probleme shëndetësore apo të moshuar të cilët kanë kërkuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të drejtën e tyre të votës ta shfrytëzojnë në vendin ku banojnë. Procesi i votimit në burgjet e vendit ka shkuar sipas procedures thonë drejtuesit e burgjeve dhe anëtarët e këshillave zgjedhor.
“Në burgun e Idrizovës kemi gjithsej 817 persona, ndërsa në vendvotimin e dytë në Veles kemi 41 të burgosur që kanë të drejt të votës. Votimi ka ecë shumë qetë, një process shumë demokratik, por atë cka mund ta themë se dalja e votuesve për dallim prej rrethit të parë është më e lartë, duket se interesimi i të burgosurve për rrethin e dytë është më i lartë. Poashtu të burgosurit që janë nga Komunat e Novo Selës dhe Ohër votojnë edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale", tha Bobi Mojsoski, drejtor i burgut “Idrizovë”.
“Kemi filluar në orën 7 të mengjesit, dhe nuk kemi pasë kurfarë problem, dhe gjithcka ka ecën sipas planit. Dalja është më e lartë sesa në rrethinë e parë zgjedhor, dhe pa kurfarë problemi është realizuar edhe votimi për rrethin e dytë zgjedhor”, tha Sonja Stojanovska, nga vendvotimi në burgun e Idrizovës.
Në burgun më të madhë të vendit në Idrizov të drejtë vote kanë 817 persona, në Veles 41, derisa pjesa e tjetër u takonte burgjeve në Shutkë, Kumanovë, Manastir, Prilep etj.
FITIM KRYEZIU
