Maqedoni
Mbrëmja e maturës, numër i madh i maturantëve refuzojnë festimin
04.05.2019 16:01
Maturantët filluan me festimin e mbremjes se matures....

Është kjo mbëmja e fundit ku të gjithë mblidhen së bashku për të kujtuar çastet me te lumtura që I kanë kaluar me shoqërinë Brenda 4 viteve në shkollë. Ekipi ynë qëndroi në Gjimnazin Zef Lush Marku për të marre vesh se ku dhe si do ta festojne maturantet e kësaj shkolle mbremjen e matures. Maturantët që anketoi TVM2 këtë natë e konsidrojnë tejet të veçantë, për të cilën nuk ka nevojë të bëhen aq shumë harxhime të mëdha, sepse me rëndësi është të mblidhen bashkë dhe t’i kalojnë castet më të bukura para se të hapin faqe të re ne jetën akademike.
"Kjo natë do të jetë shume e veçantë shumë e mire andaj ata bëjnë shumë harxhime, por unë nuk preferoj që të ketë shpenzime pa nevojë socilaizimi besoj aty është gjëja kryesore"...
"Kam zgjedhur disa rroba këmishë sako pantallona në vlerë prej 200 euro", thanë maturantët.
Është një numër i konsiderueshëm i maturantëve të cilët kanë vendosur që të mos e festojnë këtë natë, për arsye nga më të ndryshmet.
"Fatkeqësisht një numër i madh i nxënësve nga gjenerata jonë nuk vijnë në maturë, ka shumë arsye, nuk mendoj se janë arsye valide, sepse për sa i përket anës financiare ka shumë nxënës që do paguanin në vend të tyre por ka faktorë tjerë që ua kanë ndryshuar mendjen gjenaretave të reja ,ka disa që e kanë anën religjioze ajo është zgjedhja e tyre"...
.
"Këtë vit nuk ka shumë nxënës që shkojnë në maturë". Ka ndodnjëarsye të veçantë? "Jo nuk ka por vetë nuk duan të shkojnë"....
"Mendoj se është një mbrëmje e veçantë për gjeneratën tonë edhe pse këtë vit shumica nga ne kanë vendosur të mos shkojnë por është zgjedhja e tyre, për të veshur nuk ështël diçka e veçantë thjeshtësia është në pyetje", thanë maturantët.
Edhe Profesori Burim Aliu, konfirmon faktin se çdo vit e më tepër rritet numri i nxënësve që nuk festojnë maturën edhe përkundër sqarimit të profesorëve se matura është arritja e moshës së pjekurisë dhe nata e fundit e kaluar bashkë me shoqërinë.
"Kemi një mangësi kohëve të fundit, se çdo vit çdo gjeneratë nuk shkojnë në maturë po pakësohet numri siç kanë qenë përpara. Arsyet janë të ndryshme ,ndoshta të hollat, mirëpo ka edhe arsye të tjera, ata nuk i tregojnë kjo është mund ta quajmë më së miri mangësi sa sa ata komunikojnë, unë kur ju them se kjo është moshë e pjekurisë, kur kalon moshën tetëmbëdhjetë vejcare dhe bëhet i vetëdijshëm për të ardhmen", tha Burim Aliu, profesor.
Festimi i kësaj mbërmje për maturantët e Gjimnazit në lolakin që kanë dakorduar paraprakisht ka kushtuar 1500 denarë.
FLUTURA LATIFI
