Maqedoni

Ohër, po votohet për president dhe kryetar komune

05.05.2019 16:11

Në qytetin e Ohrit, përveç për kryetar të shtetit, po votohet edhe për kryetar komune...

Qytetarët po votojnë në 88 vendvotime, ndërsa në regjistrin e votuesve janë evidentuar 52 mijë e 193 votues.
 
“Votimi po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike. Në këtë vendvotim ka 954 votues”,- tha përfaqësuesi i Këshillit Zgjedhor
 
Edhe qytetarët thonë se gjithçka po shkon sipas procedurës.
 
- “Shpresojmë se zgjedhjet do të kalojnë mirë”,- theksoi një qytetar.
 
- “Jam optimist se do të kalojnë mirë, në atmosferë demokratike. Le të fitojë më i miri”,- u shpreh një qytetar.  
 
- “Presim të ketë punësime për të rinjtë, asgjë tjetër”,- deklaroi një qytetar. 
 
Zgjedhjet po kalojnë në atmosferë të qetë edhe në Strugë, ku në 101 vendvotime, të drejtën e tyre të votës do të mund ta shfrytëzojnë 60 mijë e 459 votues.     
 
LEUNORA KALIQI