FFM

Promovohen fanellat e reja të përfaqësueses futbollistike

01.09.2014 18:44

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, me fanella të reja do të nis ciklin e ri kualifikues për kampionatin evropian që vitin 2016 do të mbahet në Francë….

Para udhëtimit për në Spanjë, ku gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillohen përgatitjet para ndeshjes së parë, kundër kampionit aktual evropian, Federata Futbollistike e Maqedonisë prezantoi fanellat dhe pajisjet e reja sportive, të kompanisë gjermane Jako, të cilat do ti bartin të gjitha seleksionet gjatë dy viteve të ardhshme.

Reprezentuesit e Maqedonisë, Ardijan Cuculi, Kristian Naumovski dhe Darko Glishiç, ishin në prezantimin e fanellave dhe sipas tyre, të njejtat jane shumë të rehatshme.

Pos futbollistëve, në presin e sotëm prezent ishin edhe kryetari i Federatës, Illço Gorgievski, Hans Verkele, përfaqësueses i lartë i kompanisë gjermane Jako si dhe seleksionuesi Boshko Gjurovski.

Gjurovski, pos që foli për fanellat e reja, e dha edhe informacionin përfundimtar që Arjan Ademi nuk do të jetë pjesë e ekipit përfaqësueses për ndeshjen kundër Spanjës, pas dëmtimit të përjetuar për skuadrën e tij Dinamo Zagrebin, në ndeshjen e Ligës Europa, kundër Petrolulit.

“Ademi na informoj që pas kontrollimeve mjekësorë është vërtetuar se nuk do të mund të stërvitet në shtatë ditët e ardhshme dhe për këtë arsye, nuk do të jetë në mundësi të luaj për kombëtaren në ndeshjen që do të zhvillohet në Spanjë”, informoi seleksionuesi Gjurovski.

Tani, në vend të Ademit në përfaqësuese është ftuar futbollisti I Rabotniçkit, Darko Vellkovski. Përfaqësuesja e Maqedonisë, në Valensi do të grumbullohet nesër, aty ku do të përgatitet deri në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2016, të hënën e ardhshme, kundër Spanjës, me fillim në orën 20 e 45 minuta. (Mustafa Ademi, TVM2)