Maqedonia voton për presidenin e ri, liderët e partive me mesazhe
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pasi ka realizuar të drejtën e votës ka theksuar...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pasi ka realizuar të drejtën e votës ka theksuar se sot më e rëndësishmja është që të arrihet censusi dhe Maqedonia e Veriut të tojë presidentin e ri të shtetit.
Sipas tij nga votimi dhe rezultati përfundimtar do të varet se kah do të orientohet shteti.
“Unë besoj se me një dinamikë të përshpejtuar do të vazhdojmë të ecim krahë për krahë me botën perëndimore. Shpresoj që zgjedhjet e sotme të jenë të suksesshme dhe do të ecim përpara ashtu siç na ka hije”, ka theksuar kryeministri Zoran Zaev.
Lideri i opozitës maqedonase kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski pasi ka votuar ka folur për disa parregullsive që janë shënuar në teren.
“Siç duket karakteri i pushtetmbajtësve të Zoran Zaevit nuk rri qetë. Ata duan që përmes rrugës së dhunës të zgjedhet presidenti i ri i shtetit. Kemi disa raste në Maqedoninë Lindore për të cilat VMRO DPMNE-ja do ta njoftojë përmes konferencave për shtyp opinionin për parregullsitë e shënuara”, ka deklaruar Hristijan Micevski kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti procesin e sotëm zgjedhor e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Ai u ka bërë thirrje qytetareve që sa më masovisht të dalin për të votuar.
