Botë
Cikloni “Fani” shkatërron më shumë se 1000 shtëpi në Bangladesh
05.05.2019 20:03
Bregu lindor i Indisë u godit të premten nga cikloni “Fani”, i cili ka shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave në Odisha...

Më shumë se 1,000 shtëpi janë shkatërruar dhe fshatra të tëra janë përmbytur në vendin e Azisë Jugore.
Mbi 1 milionë banorë u evakuuan pasi stuhia ekstreme përfshiu vendin. Banorët po strehohen përkohësisht në 4 mijë banesa dhe mbi 800 qendra akomodimi të projektuara posaçërisht kundër cikloneve.
Origjina e ciklonit mbetet Bregu verilindor i Bengalit nga ku 11 vite më parë një stuhi e ngjashme u mori jetën mbi 138 mijë personave.
Shtetet e prekura janë Odisha dhe qyteti i historik i Purit, brigjet e të cilave u përshkuan përgjatë dy orëve derisa cikloni u ngjit më në verilindje të vendit.
“Fani” është cikloni i katërt që godet brigjet lindore të Indisë në tri dekadat e fundit.
