Maqedoni

Rezultatet e para: Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri

05.05.2019 22:35

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregojnë rezultatet e para nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale....

Pas numërimit të  97,67 për qind të fletëvotimeve, kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski, ka fituar  51,85 për qind ose 422.282 vota, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova ka fituar 44,56 për qind të votave ose 362.902 vota. Fletëvotime të pavlefshme janë 3,60 për qind  ose 29.306.
 
Sipas përpunimit të 97,67 për qind të votave, në votim kanë dalë 814,495 qytetarë  respektivisht ka pasur jehonë prej 46,42 për qind./Mia