Maqedoni

KSHZ: Stevo Pendarovski është zgjedhur për president të ri

05.05.2019 23:24

Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Stevo Pendarovski do të jetë president i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, tregojnë rezultatet e para jozyrtare të rrethit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale që sonte e bëri të ditur kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
 
Sipas të dhënave të KSHZ-së nga mbi 98 për qind e votave të numëruara, ose 3.436 vendvotimeve, Pendarovski ka fituar 423.292 vota ose 51.83 për qind, derisa kundërkandidatja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë 363.980 ose 44.57 për qind. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në Listën zgjedhore, Pendarovski ka marrë 23.41 për qind, derisa Slijanovska 20.13 për qind.
 
“E uroj Stevo Pendarovskin për zgjedhjen dhe shpresoj se funksionin do ta kryejë me sukses”, ka thënë Derkovski në pres konferencën e sontme. 
 
Derkovski ka informuar se gjithsej në zgjedhje kanë dalë 46.44 për qind e qytetarëve ose 816.649 nga gjithsej 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore. Lista të vlefshme kanë qenë 787.272, ndërsa të pavlefshme 29.377 ose 3.60 për qind.
 
Ai ka thënë se në aspekt të KSHZ-së zgjedhjet e sotme kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike. Deri në KSZH ka thënë se gjatë ditës nuk kanë arrit kurrfarë vërejtjesh për parregullsi në vendvotime dhe sipas tij është hap para në demokratizimin e shoqërisë.
 
Derkovski ka paralajmëruar se nesër në pres konferencë do t’i kumtojnë rezultatet e gjitha vendvotimeve dhe prej atëherë do të vlejnë afatet për ankesa.