A ka krizë politikë në Kosovë?
Ne Kosove vazhdon të mbretërojë një situate e paqartë dhe e tensionuar politike e krijuar pas zgjedhjeve te fundit parlamentare. Kosova ende ësht pa qeveri të re, dhe pa drejtues të parlamentit…

Përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se nuk do ta presin shumë Flora Brovinën nëse ajo vazhdon të heshtë sa i përket ftesës për vazhdimin e seancës, si kryesuesja më e vjetër.
Që prej publikimit të vendimit të martën e javës së kaluar, Brovina nuk ka kontaktuar me asnjë nga partitë opozitare për ta caktuar datën e seancës. Sipas analizave të fundit thuhet se deputetët kosovarë nuk duhet të mbesin peng i vullnetit të Brovinës për ta ftuar seancën dhe për të caktuar pikat e rendit të ditës, të cilat kërkohen me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ne nderkohe Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë javën e parë të shtatorit për të negociuar me subjektet e tjera politike. Partia e Thaçit synon krijimin e shumicës parlamentare në mënyrë që të arrijë të zgjedhë kryetarin e Kuvendit e mandej edhe të krijojë Qeverinë.
PDK do të kërkojë që ta formojë kabinetin e ri pa përfshirë deputetët e Listës Serbe. Në këtë mënyrë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paligjshmërinë sipas saj, të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar, për të përshpejtuar ngritjen e institucioneve të reja, Kuvendi pritet të nisë punimet vetëm javën e ardhshme.
Ditët e fundit, PDK ka shtuar përpjekjet për një aleancë të mundshme me LDK-në, për një qeveri me bazë të gjerë. Megjithatë, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shprehur se tashmë mund të negociojnë me PDK-në vetëm si koalicion, së bashku me AAK-në dhe Nismën.
