Zgjedhjet Presidenciale 2019, Pendarovski urohet nga ndërkombëtarët dhe rajoni

06.05.2019 15:08

Fituesi i zgjedhjeve për president të ri të shtetit, Stevo Pendarovski...

Fituesi i zgjedhjeve për president të ri të shtetit, Stevo Pendarovski, menjëherë pas shpalljes së fitores filloi të marrë edhe urimet e para.

Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han, tha se me padurim pret bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst të konkluzioneve të Këshillit që hapën rrugën drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor.

“Me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst të konkluzioneve të vitit kaluar të Këshillit, të cilat e hapën rrugën drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor”,- tha eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ia uroi fitoren presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.

“Pres me padurim që të punoj për ju, për pranim të Maqedonisë së Veriut si anëtare e tridhjetë e NATO-s”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe kancelari austriak, Sebastian Kurc, e uroi Stevo Pendarovskin.

“Do të vazhdojmë ta përkrahim vendin tuaj në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së”,- tha Kurc.

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Stevo Pendarovski, mori urime edhe nga vendet e rajonit. Ministrja alternative e punëve të jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopullu, mbrëmë  përmes Twiterit komentoi fitoren e Pendarovskit.

“Maqedonia e Veriut i dha fund së kaluarës nacionaliste me VMRO-në. Pas Marrëveshjes së Prespës, zgjedhjet presidenciale tregojnë se fqinjët tanë janë të vendosur që të shkojnë përpara, duke i shkelur të gjitha pengesat nacionaliste”,- shkroi Anagnostopullu.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka uruar Pendarovskin për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale, duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. (Flutura Latifi, TVM2)