Papa Françesku nesër viziton Shkupin
Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku....

Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku, sot e vazhdon vizitën dyditore në Bullgari me vizitë në qendrën e pranimit të refugjatëve “Vrazhdebna” në periferi të Sofjes.
Pjesën zyrtare të vizitës në Bullgari, Papa Françesku do ta përfundojë me lutje për paqe në sheshin “Pavarësia” në Sofje, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve tjera fetare në vend.
Nesër nga Sofja do të udhëtojë për në Shkup, ku do të ketë takime me përfaqësues të autoriteteve vendase, të sektorit joqeveritar dhe të korit diplomatik, do ta vizitojë shtëpinë memoriale të Nënës Terezë, do të mbajë meshë të shenjtë në sheshin qendror të qytetit “Maqedonia”, ku më pas do të ketë takim ekumenik dhe ndërfetar me persona të rinj nga komunitete të ndryshme fetare.
