Maqedoni

Asociacioni qytetar “Most”: rrethi i dytë kaloi në atmosferë demokratike

06.05.2019 15:18

Asociacioni qytetar “Most”, i cili zgjedhjet presidenciale i ka vëzhguar me mbi 1500 vëzhgues të saj...

Asociacioni qytetar “Most”, i cili zgjedhjet presidenciale i ka vëzhguar me mbi 1500 vëzhgues të saj, vlerëson se procesi i votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është zhvilluar në atmosferë korrekte dhe demokratike.
 
Kryetari i Asociacionit, Darko Aleksov, tha se vlerësimi preliminar i “Most” nuk ndryshon nga vlerësimi i dhënë në rrethin e parë, që qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë lirshëm.
 
"Vlerësim preliminar i Asociacionit qytetar “Most” për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është se qytetarët kësaj radhe në numër më të madh kanë pasur mundësi që lirshëm të japin votën e tyre, ndërsa votimi u realizua në atmosferë korrekte dhe demokratike. Gjatë ditës së zgjedhjeve janë evidentuar vetëm disa parregullsi që nuk ndikuan në kualitetin e procesit zgjedhor",- tha Darko Aleksov nga Asociacioni “Most”.
 
Sipas “Most”, edhe fushata mes dy rretheve zgjedhore ka kaluar në atmosferë korrekte, me disa përjashtime për fushatën negative dhe praninë e fëmijëve në fushatë.
 
“Most” përsërit nevojën për azhurnim më efikas të regjistrit zgjedhor, edhe pse theksojnë se kanë qenë të pakta rastet të personave që nuk e kanë gjetur veten në regjistrin e votuesve.
 
Lidhur me votimin nga anëtarët e KShZ-së gjatë shqyrtimit të ankesave nga rrethi i parë, nga “Most” vlerësojnë se nuk ka pasur votim në bazë partiake.
 
GYLTENE SINANI