Maqedoni

Po rritet numri i pacientëve me astmë

06.05.2019 15:48

Pacientët me astmë u ankohen mjekëve se barnat me receta nuk mund t’i marrin në barnatore për shkak të kuotave të kufizuara shtetërore...

Pulmologët rekomandojnë se vetëm me terapi të marrë në kohë dhe të rregullt mund të kontrollohet kjo sëmundje. Problemin e kahëzojnë edhe drejt Fondit të Shëndetësisë, por nga Fondi deri më tani nuk ka përgjigje.
 
“U drejtuam deri te Fondi me lutje që të ndahet terapia e inhalacionit nga terapia tjetër të cilën e posedojnë barnatoret. Nga Fondi ende nuk kemi përgjigje, por shpresojmë se kjo do të zgjidhet  në interes të të sëmurëve, sepse të kota janë recetat e shkruara  dhe kontrollet nëse pacienti nuk e merr terapinë e nevojshme”,- tha Biserka Qaeva nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.
 
Rreth 5 për qind të pacientëve kanë gjendje të rëndë të astmës, për çka nevojitet terapi biologjike që nuk zbatohet në vendin tonë.
 
Rreth 100 mijë qytetarë janë të sëmurë nga astma, ndërsa është ulur numri i pacientëve të sëmurë rëndë për shkak të përdorimit të terapisë bashkëkohore.
 
“Një teknikë e mirë mundëson që një përqindje më e madhe e ilaçit  të hyjë në rrugët respiratore dhe pacienti duke e konsumuar mund  më lehtë të kontrollohet. Pacientët shpeshherë kontrollohen në kushte të ambulancës dhe kjo ndikon në uljen e numrit të pacientëve të hospitalizuar”,- tha drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Dejan Dokiq.
 
Astma është sëmundje kronike e organeve të frymëmarrjes që shoqërohet me koll të thatë dhe frymëmarrje të rëndë.
 
Në botë më shumë se 340 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa deri në vitin 2025  pritet të rritet numri edhe për 100 milionë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI