Maqedoni

Gjykata Penale, shtyhet për në korrik burgu për Jankullovskën

06.05.2019 18:04

Ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, më 1 korrik do të duhet që të paraqitet në burgun e Shutkës...

Ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, më 1 korrik do të duhet që të paraqitet në burgun e Shutkës për të vuajtur dënimin prej 4 vitesh për rastin “Tanku”, njoftoi Gjykata Penale.
 
Gjykatësi për kryerjen e sanksioneve ka pranuar kërkesën e Jankullovskës dhe e ka shtyrë dënimin për dy muaj, siç thuhet, për shkak të foshnjës së saj të vogël.   
 
“Vendimi i është dorëzuar menjëherë gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve, i cili me kërkesë të të akuzuarës, solli vendim që ta shtyjë ekzekutimin e sanksionit deri më 1 korrik të vitit 2019”,- thuhet në komunikatë. 
 
Kohë më parë, Gjykata e Apelit solli vendim gjyqësor me të cilin Jankullovskës  ia zbriti vendimin paraprak nga 6 në 4 vite heqje lirie.
 
Gjykata e Apelit gjithashtu në procedurë të shqyrtimit e ka dhe veprën e ndarë për lëndën “Tanku” për ish kryeministrin Gruevski, i cili para se të arratisej nga shteti, parashtroi kërkesën që Apeli t’ia heqë atij vendimin paraprak gjyqësor për mosmbajtjen e dënimit me 2 vite burg. Gruevski, Jankullovska dhe ish  zv/ministri i brendshëm, Gjoko Popovski, u dënuan  me burg për veprën  furnizim të paligjshëm për mercedezin në vlerë prej 600 mijë eurosh.