Maqedoni
Zgjedhjet Presidenciale 2019, KShZ: Pendarovski president, fitoi 51.66% të votave
06.05.2019 19:03
KShZ konfirmoi rezultatet zgjedhore për president. Sipas të dhënave të KShZ-së...

KShZ konfirmoi rezultatet zgjedhore për president. Sipas të dhënave të KShZ-së, kandidati i koalicionit qeveritar i mbështetur nga 31 subjekte politike, me diferencë prej 58.499 mijë vota më shumë, Stevo Pendarovski është fitues i zgjedhjeve presidenciale me 436 mijë e 212 vota, apo 51.66%, ndërsa kundër-kandidatja e tij, Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE fitoi gjithsej 377 mijë e 713 vota, apo 44.73% të votave.
“Republika e Maqedonisë së Veriut zgjodhi presidentin e ri dhe ai është Stevo Pendarovski. Ne ia urojmë fitoren dhe i dëshirojmë punë të suksesshme. Ne si KShZ arritëm t’i organizojmë këto zgjedhje në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe unë personalisht jam i kënaqur nga puna ime dhe të kolegëve të cilët bashkërisht e kemi bërë, që arritëm pas referendumit të organizojmë këto zgjedhje të pastra ligjore. Siç e dini, gjatë ditës së votimit nuk patëm asnjë vërejtje dhe parashtesë. Zgjedhjet u zhvilluan fer dhe në mënyrë demokratike”,- theksoi anëtari i KSHZ-së, Janaqe Vitanovski.
Nga 1.808.131 zgjedhës në listën zgjedhore më 5 maj, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 844 mijë e 360 votues, ose kanë dalë 46.70% të votuesve Stevo Pendarovski më 12 maj duhet të marrë detyrën si president, atëherë kur i skadon mandati i Gjorge Ivanovit.
Sipas të dhënave të KShZ-së, të dy kandidatët e LSDM-së të cilët garuan për kryetarë komune në Ohër dhe Novo Sellë, Konstandin Gjorgjievski dhe Nikolla Andonov, fituan shumicën e votave të banorëve në këto dy komuna dhe ata janë dy kryetarët e rinj në Ohër dhe Novo Sellë.
REXHEP QAMILI
