Maqedoni

ISPN dhe komuna e Çairit për Ditën e Europës, mirënjohje për Osmanin dhe Dimitrovin

06.05.2019 19:35

Instituti për studime politike dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me komunën e Çairit, kremtuan Ditën e Evropës...

Instituti edhe këtë vit ka përzgjedhur personalitete mjaft të rëndësishëm të jetës politika brenda dhe jashtë Maqedonisë për zhvillimet dhe vendimet historike, duke ndarë disa çmime, mirënjohje për zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmanin, dhe ministrin për punë të jashtme, Nikolla Dimitrovin.
 
“Këtu në Ballkan, në rajonin më të vështirë, ne e rilindëm idenë evropiane, për shkak se i rilindëm parimet bazë të BE-së. Nën një, bashkëpunimi ndërfqinjësor. Maqedonia e Veriut sot është i vetmi vend në rajon pa asnjë çështje të hapur me fqinjët dhe mund të organizojmë mbledhje me të gjitha qeveritë që duam në rajon”,- tha Osmani.
 
“Ajo që ne kemi bërë në dy vitet e fundit në marrëdhëniet me fqinjët tanë praktikisht ka krijuar solidaritet për t'u kujdesur për njëri-tjetrin, ashtu siç kujdesemi për veten tonë. Dhe unë mendoj se kemi arritur të ndërtojmë ura për miqësi, duke e bërë vendin tonë më të madh dhe të fqinjëve gjithashtu, mirëpo pa ndryshuar kufijtë”,- theksoi Dimitrov.
 
Mirënjohjet janë ndarë edhe për gazetarë dhe akademikë të ndryshëm shqiptarë. Pa çmime nuk mbetën edhe studentët më të mirë në vendin tonë.
 
SEDAT SELIMI