NIKOLLA POPOSKI

Ministri Poposki merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit

02.09.2014 09:30

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit, në Bled të Sllovenisë......

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit, në Bled të Sllovenisë, ngjarje politike e cila gjatë viteve të kaluara u shndërrua në instrument të rënëdësishëm për dialog strategjik për çështjet me rëndësi për rajonin.

Siç informon MPJ, në Forum do të marrin pjesë edhe minsitra të tjerë dhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, si dhe nga sektori publik dhe privat.

"Forumi, në organizim të përbashkët të Minsitrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendrës për  perspektivë evropiane nga Bledi, ka për qëllim të mundësojë komunikim dhe këmbim të përvojave në nivel të lartë, me qëllim të integrimit më të lehtë të rajonit në segmente të ndryshme, posaçërisht atë ekonomik", kumtoi MPJ.

Pritet që minsitri Poposki, me paraqitjen e tij të marrë pjesë në panelin kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor - si deri te bashkëpunimi më i mirë rajonal.