Maqedoni
Papa Françesku takim me kryeministrin, Zoran Zaev
07.05.2019 15:17
Në kuadër të vizitës apostolike, Papa Françeskut realizoi takim me kryeministrin, Zoran Zaev...

Ata konfirmuan se lidhja shekullore shpirtërore ndërmjet shtetit të Vatikanit dhe vendit tonë është vendosur me misionin e arsimdashësve sllovenë, vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi dhe kremtimin e veprës së tyre, që çdo vit bashkërisht festohet në Romë dhe Vatikan.
Zaevi luti Papa Françeskun që të lutet për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë. Kryeministri po ashtu tha se vizita e Papa Françeskut është njohje e madhe që vendi ynë ka fituar ndërkombëtarisht.
“Vatikani, Europa dhe e gjithë bota njohën vlerat dhe bukuritë e kulturave të ndryshme, të etniteteve dhe religjioneve që jetojnë në një shoqëri të barabartë për të gjithë. Liturgjia e shenjtë me të cilën Papa Françesku i bekoi besimtarët katolikë dhe gjithë qytetarët me qëllim të mirë, është shprehje e respektit dhe vullnetit të mirë të bashkimit midis kombeve që e kultivojmë me shekuj. Kjo është shtytje dhe mbështetje e fortë për të gjithë ne dhe ky është mesazhi i cili u dërgua në botë nga qindra ekipe televizive që në këtë ditë ishin në Maqedoninë e Veriut”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Në takim po ashtu u theksua angazhimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë afirmimin e saj si vend i përbashkët i tolerancës, duke ndjekur shembullin e veprës së Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët në vitin 1980 Vatikani i shpalli si përfaqësues të Evropës.
Papa Françesku në shtëpinë e Nëna Terezës në Shkup ka takuar edhe pesë liderët e bashkësive fetare në vend.
REXHEP QAMILI
