Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 12-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 12-të.........

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen e 12-të, në rend dite të së cilës janë propozim ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për nëpunësit shtetëror, për shërbimet publike, si dhe për mbrojtjen shëndetësore. Të gjithë duhet të miratohen në procedurë të shkurtuar.
Në rend dite është edhe Propozim-ligji pë ndryshim të Kodit penal.
Para deputetëve janë edhe Propozim-ligji për shpalljen e Çerdhjes së vjetër të qytetit të Kratovës për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, në lexim të parë, si dhe raport vjetor për punën e disa institucionve - Këshillit shtetëror për preventivë të delikuencës së fëmijëve, Agjencisë për supervizion dhe sigurim, Entit shtetëror për revizion, Komisionit rregullator për energjetikë dhe Agjencisë për lundrim ajror.
