DASh uron Pendarovskin për postin e presidentit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin...

Në mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës urojnë presidentin e sapozgjedhur, Stevo Pendarovskin, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
“Përgëzojmë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës. Zgjedhjet ishin të qeta e të rregullta dhe rezultati përfaqëson vullnetin e popullit. Mirëpritëm raportin preliminar të OSBE-së për këto zgjedhje. Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut. Shohim në të ardhmen një bashkëpunim të ngushtë me presidentin e ri, Stevo Pendarovskin, Qeverinë dhe partitë politike që Maqedonia e Veriut të bëhet së shpejti anëtarja e 30 e NATO-s dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”,- thekson DASh.
