Zaev-Palmer: Me zgjedhjet presidenciale RMV dëshmoi se është demokraci e pjekur
Zgjedhjet e sukseshme presidenciale e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur...

Zgjedhjet e sukseshme presidenciale e dërgojnë shtetin në drejtim të duhur dhe i lehtësojnë angazhimet për marrjen e datës për filimin e bisedime me Bashkimin Evropian, ka vlerësuar zëvendësi i asistentit të sekretarit për Evropë dhe Euroazi në Departamentin amerikan të Shtetit, Methju Palmer në takim me kryemisnitrin Zoran Zaev në vigjilje të hapjes së Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë.
Siç njofton shërbimi qeveritar për informim kryeminsitri Zaev në takim ka theksuar se: “Zgjedhjet demokratike, korrekte dhe të kristal të pastra konfirmuan se vendi ynë bëhet demokraci e pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështete masive të konceptit një shoqëri për të gjithë. Treguam se si vend kemi kapacitet t’i zgjidhim çështjet e vështira, ndërsa tani jemi të fokusuar në të ardhmen dhe rritjen ekonomike të vendit. Me 12 ratifikime të protokollit për anëtarësimin tonë në NATO tashmë ndjehen efektet pozitive dhe inkurajimi për investime të reja. Për ne është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të na japë datë për negociata në qershor që ta realizojmë ëndrrën evropiane të shumë gjeneratave të qytetarëve tanë”, theksoi kryeministri Zaev.
Ndërsa Palmer e ka potencuar rëndësinë e vendit tonë që të marrë datë për bisedime me BE-në dhe në këtë drejtim ka theksuar se është optimist sidomos për shkak të faktit që Maqedonia e Veriut tregoi se është shembull në rajon me nënshkrimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe me proceset reformuese. Në takim, poashtu është potencuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me ç’rast kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
