BAN KI MUN

Ban shprehu shqetësim për shkak të planit izraelit për shpronësim të territorit palestinez

02.09.2014 09:37

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun shprehu shqetësim për shkak të planit të Izraelit për shpronësim të 400 hektarëve territor palestinez në afërsi të Betlehemit në pjesën jugore të bregut Perëndimor, kumtoi mbrëmë zëdhënësi i tij....

Izraeli planin e tillë e paralajmëroi të dielën, ndërsa armata kumtoi se kjo është për shkak të vendimit politik të sjellë  prej se në qershor  ishin rrëmbyer dhe vrarë tre adoleshentë izraelitë.

"Sekretari i përgjithshëm  është alarmuar për shkak të njoftimit të mbrëmshëm të autoriteteve izraelite se do të emërojnë për territor shtetëror pothuajse 100 parcela në afërsi të Betlehemit në bregun Perëndimor", deklaroi zëdhënësi.

Sipas Ban ndërmarrja e një pjese të tillë të tokës rrezikon të hapë rrugë për përhapje të mëtutjeshme të lagjeve hebraike, që është jolegale sipas të drejtës ndërkombëtare dhe tërësisht në kundërshtim me objektivin për zgjidhje me të dy shtetet.

Zëdhënësi theksoi se sekretari i përgjithshëm i ka bërë thirrje Izraelit t'i respektojë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të përmbahet  nga përhapja e dhunës dhe t'i respektojë obligimet e tij ndaj bazës së të drejtës ndërkombëtare.