Botë
Irani tërhiqet nga disa angazhime të marrëveshjes bërthamore
08.05.2019 12:01
Irani nuk do i respektojë më angazhimet vullnetare rreth armëve bërthamore për të cilat vendi dhe pesë anëtarë të Këshillit të OKB-së kishin rënë dakord katër vite më parë....

Presidenti iranian Hasan Ruhani thotë se vendimi është marrë vendet e tjera nuk po bëjnë sa duhet për t'i rezistuar presionit amerikan dhe kërcënimeve që SHBA-ja i kanos vendit.
Irani ka informuar se do të heqë dorë nga një pjesë e angazhimeve të parashikuara në marrëveshjen antibërthamore të vitit 2015.
Vendimi u është bërë i njohur disa prej kancelarive europiane, asaj ruse dhe kineze që e kanë nënshkruar marrëveshjen historike.
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se vendi nuk do i respektojë më limitet e vendosura mbi programin e vet bërthamor nëse interesat e vendit nuk mbrohen me një pakt të ri brenda një periudhe 60-ditore.
Vendi tashmë parashikon të magazinojë një tepricë të uraniumit të pasuruar brenda vendit dhe të mos e shesë atë.
Kjo nënkupton se Irani mund t'i rikthehet aktiviteteve bërthamore në kundërshtim me marrëveshjen.
Ruhani: "Rruga që kemi zgjedhur sot nuk është ajo e luftës, por rruga e diplomacisë. Megjithatë, kjo diplomaci vjen me një gjuhë dhe logjikë të re."
Irani tha se vendimi është ndërmarrë pasi Bashkimi Europian dhe vende të tjera nuk po tregonin fuqinë e duhur për t'i rezistuar presionit amerikan.
Marrëveshja e vitit 2015 pësoi krisje vitin e kaluar kur presidenti amerikan Donald Trump shpalli daljen prej me arsyetimin se Irani nuk po i përmbahej kushteve dhe se pakti disa miliardë dollarësh ishte në dëm të SHBA-së.
Vendimin e fundit duke se kishte pritur pala amerikane, pasi vetëm dy ditë më parë në Lindjen e Mesme ajo vendosi një luftanije dhe skuadrilje bombarduesish për t'i dhënë një mesazh Iranit./Ora News
