Dimitrov: Nuk kam ndërmend të dorëhiqem
08.05.2019 12:48
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ka demantuar lajmin....

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ka demantuar lajmin për tërheqjen e tij nga posti i shefit të diplomacisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Dimitrov bëri të ditur se do të vijojë të jetë ministër i punëve të jashtme.
Zërat për largimin e Dimitrovit u përhapën në media, me ç’rast u aludua se largimi i tij do të ndodh në kuadër të riformatimit të kabinetit qeveritar, që e paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev.
Deri tani i vetmi që ka dhënë dorëheqje është ministri i kulturës, Asaf Ademi, ndërsa ditëve të ardhshme mbetet të mësohet se cilët nga minsitrat do të përfshijë “fshesa” e kryeministrit.
