Ngjarjet e Kumanovës, PSP ka indicie, por jo “bomba” për “Lagjen e trimave”

08.05.2019 14:35

Prokuroria Speciale ka indikacione për rrjedhën e ngjarjeve të 9-10 majit të vitit 2015 në Kumanovë...

Prokuroria Speciale ka indikacione për rrjedhën e ngjarjeve të 9-10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, në Lagjen e  trimave, por kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, thotë se nuk posedojnë asnjë bisedë të përgjuar në lidhje me këtë ngjarje. Mospasja e të ashtuquajturave  “bomba” për ngjarjet në Kumanovë bën të paqartë nëse PSP do të mund të merret me të njëjtën.

“Kemi indikacione për atë se si janë zhvilluar ngjarjet e Kumanovës, mirëpo nuk kemi hasur në biseda që të mundemi të thirremi në juridiksion për këtë lëndë. Procedura parahetimore është hapur, mirëpo do të jetë shumë e rëndë të veprohet. Pyetja është nëse PSP-ja do të mund të merret me rastin”,- deklaroi kryeprokurorja në PSP, Katica Janeva.

Në ngjarjet e Kumanovës jetën e humbën 8 policë të njësiteve speciale dhe 14 u lënduan rëndë. Mbetën të vrarë edhe 10 persona të “Grupit të armatosur”.

Gjykata Themelore – Shkupi 1, për të gjithë të akuzuarit e rastit caktoi 746 vjet burg. Dënimi më i ulët është 12 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Kërkesa e Prokurorisë ishte burgim i përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist.

Nga akuzat u liruan vetëm katër të akuzuar: Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini. Lënda gjendet në fazën e ankimimit dhe pritet që Gjykata e Apelit ka caktouar seancë publike më 16 -17 maj. (Gyltene Sinani, TVM2)