SHBA-ja kërkoi nga Pheniani të lirojë shtetasit e arrestuar amerikanë për "shkaqe humanitare"
Autoritetet amerikane kërkuan nga autoritetet koreanoveriore të lirojnë tre shtetasit e arrestuar amerikanë për "shkaqe humanitare" dhe njërit prej tyre t'i japin amnesti të posaçme për ofrimin e ndihmës mjekësore.......

Amerikanët Kenet Be, Xhefri Faul dhe Methju Miler i bënë thirrje Qeverisë së SHBA-së që t'u ndihmojë të khehen në shtëpi. Ata dërguan lutje në intervistën për CNN, të kontraktuar nga autoritetet koreanoveriore.
Be vuan dënimin me burg prej 15 vitesh, ndërsa të tjerët presin procesin gjyqësor.
"Nuk ka prioritet më të madh për ne se mirëqenia dhe siguria e qytetarëve të SHBA-së jashtë vendit. Ne vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive, në mënyrë që të sigurojmë lirimin e shtetasve amerikanë", deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Xhen Saki
