Maqedoni

Ruskoska: Ligji të veprojë jo vetëm për qytetarët e thjeshtë. Deskoska: Raporti i progresit, sinjal se deri ku kemi arritur

08.05.2019 15:44

Bartësit e funksioneve publike, siç janë deputetët, gjykatësit e prokurorët...

Bartësit e funksioneve publike, siç janë deputetët, gjykatësit e prokurorët, duhet të ndëshkohen në mënyrë më të rreptë se të tjerët, për shkak se janë ata të parët që duhet të zbatojnë ligjin, thotë prokurorja, Vilma Ruskoska.
 
Por, sipas saj, praktika tregon se ligji vlen në maksimumin e tij vetëm për qytetarët e thjeshtë e jo për ata të cilët kryejnë funksione publike. 
 
“Kur e kam thënë se ligji vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë dhe jo për deputetët e gjyqtarët kam menduar në shqiptimin e masës paraburgim, gjegjësisht heqjen imunitetit deputetëve. Dhe qëndroj pas kësaj se të gjithë bartësit e funksioneve publike, siç janë deputetët, gjyqtarët duhet patjetër të dënohet në mënyrë më rigoroze për shkak se janë pikërisht ata të cilët duhet të zbatojnë ligjin”,- tha prokurorja, Vilma Ruskoska.
 
Për përfaqësuesit e sektorit publik, praktika e mosndëshkimit duhet të marrë fund. 
 
“Sundimi i së drejtës duhet të fillojë nga diku. Duhet të filloj me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe lufta kundër mosndëshkimit”,- tha Albert Musliu nga Sektori Civil. 
 
Ministria e Drejtësisë pret përmbylljen e Raportit të progresit. 
 
“Raporti i progresit, që duhet të mbyllet në një afat sa më të shkurtë, do të ishte sinjal i mirë nëse kemi dhënë mesazhin që kemi arritur pajtim për ligjin i cili ka të bëjë me sundimin e së drejtës”,- theksoi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
 
Konferenca “Përparimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” është pjesë e projektit “Monitorimi dhe përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve në ballafaqimin me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.
 
ZEKIRIJA MEXHITI