Maqedoni
Dita Botërore e Kryqit të Kuq, “Kudo dhe për këdo” gjithkund ku ka nevojë
08.05.2019 15:48
8 maji është Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq si dhe Gjysmëhënës së kuqe....

8 maji është Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq si dhe Gjysmëhënës së kuqe, e cila ka për qëllim të inspirojë dhe promovojë aktivitetet humanitare të cilat i realizon kjo organizatë si dhe shfaq nevojën për ndihmë dhe përkrahje të popullatës së ndjeshme. Motoja këtë vit është dashuria, me të cilën duam ta afirmojmë universalitetin tonë dhe të dërgojmë porosi për paqe, tolerancë dhe dashuri mes njerëzve, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
“Kjo është java e hapur, ku në bashkëpunim me një komunikim të ndërsjellë me të gjithë, ata që i kemi brenda por edhe ata që si kemi, t’ua shtrijmë dorën që të afrohen, t’i zmadhojmë kapacitet e brendshme të organizatës si e si për të prodhuar efekte sa më të mëdha humanitare në shoqëri”,- tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Sait Saiti.
Eventi kryesor për shënimin e Ditës Ndërkombëtare u zhvillua në Shkup, ku u paraqit një koreodramë e realizuar nga 25 vullnetarë të Kryqit të Kuq në bashkëpunim me personat nga Qendra për personat me nevoja të veçanta. 8 maji shënohet për nder të themeluesit të kësaj lëvizje, Anri Dinanit, i cili ishte i lindur më 8 maj 1828, ndërsa është edhe fitues i çmimit të parë Nobel për Paqe.
LEUNORA KALIQI
