Maqedoni
Donacion britanik për doganat e RVM-së, pajisje e sofistikuar për kontrollin e makinave
08.05.2019 16:47
Punonjësit doganorë tani do e kenë më të lehtë të përballen me parandalimin e kriminalitetit me pajisjen e re të sofistikuar për kontrollin e automjeteve....

Punonjësit doganorë tani do e kenë më të lehtë të përballen me parandalimin e kriminalitetit me pajisjen e re të sofistikuar për kontrollin e automjeteve, që vjen si donacion nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo pajisje është mënyra e vetme për të parandaluar dhe zbuluar kërcënimet dhe përdorimi i saj duhet të jetë standard në operacionet e përditshme.
“Lufta kundër kriminalitetit tatimor dhe pastrimit të parave si dhe përpunimi i tyre ndihmojnë për të mbrojtur ekonominë. Korrupsioni, krimi i rëndë dhe i organizuar është një pjesë kyçe e bashkëpunimit tonë, që merr dy fusha të rëndësishme, sigurinë dhe prosperitetin”,- tha ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në RMV, Rejcell Galovej.
“Përkrahja dhe bashkëpunimi i ngritur me autoritetet doganore të Britanisë ka për qëllim përmirësimin e ekzistencës dhe aplikimit të teknikave dhe modaliteteve të reja të punës. Pajisjet specifike të dhuruara do të ndihmojnë për të rritur kapacitetin për rishikim dhe rezultatet e zbulimit të shkeljeve në dogana”,- tha drejtori i doganave, Gjoko Tanaskoski.
Në kuadër të bashkëpunimit janë dërguar edhe 20 persona për trajnim në Mbretërinë e Bashkuar për përdorimin e teknikës së re.
REJHANE BUSHI METAJ
