Maqedoni

Rasti “Titanik” shtyhet për më 13 maj

08.05.2019 18:49

Është anuluar për më 13 maj gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike...

Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së gjykatësit, Osman Shabani, i cili është pjesë e Këshillit Gjyqësor.

Rasti “Titanik” është aktualisht në procedurën e dëshmive të  propozuara nga PSP. Janë rreth 5.900 dëshmi materiale që po shqyrtohen, mes tyre edhe dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, fragmente nga faturat, vërtetime dhe dokumente e të tjera.